ZGJIDHEN ANËTARET E KËSHILLIT TË KONTROLLIT, BORDI EKZEKUTIV DHE KRYETARI I RI I ODËS SË PËRMBARUESVE PRIVAT TË KOSOVËS

Të shtunën me dt. 20.01.2018 janë përmbyllur punimet e mbledhjes së Rregullt e Kuvendit të Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, e thirrur për raportimin e punës së Bordit Ekzekutiv të kaluar, zgjedhjen Bordit Ekzekutiv të ri, Këshillit të Kontrollit, kryetarit si dhe zëvendëskryetarit të Odës.

Takimin e hapi Kryetarja e Bordit Ekzekutiv të Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës Znj. Emine Sherifi – Lubeniqi, e cila fillimisht përshëndeti Anëtaret e Kuvendit dhe i falënderoi për bashkëpunimin e tyre të treguar gjatë këtij mandati tre vjeçar. Me pastaj u propozuan dhe u zgjodhën kryesia e punës së kuvendit dhe verifikuesit e procesverbalit, ndërsa Drejtori i Shërbimit Profesional të Odës paraqiti para Kuvendit të Odës raportin vjetor të punës për vitin 2017. Kryetarja e Odës Znj. Sherifi-Lubeniqi bëri një përmbledhje të të gjithë punës së Bordit Ekzekutiv të Odës dhe organeve tjera të Odës për 3 vitet e mandatit, pra nga viti 2015 deri në vitin 2017, duke paraqitur sfidat dhe të arriturat në këtë 3 vjeçar të punës. Ndër të arriturat kryesore të Odës u paraqitën mundësimi i qasjes në sistemin RPLLB, regjistrin e pengut, krijimin e urave bashkëpunuese me institucionet tjera, nënshkrimi i katër memorandumeve të bashkëpunimit me Odat e Belgjikës, Holandës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, pjesëmarrja në punimet e rregullta të Kuvendit të Përhershëm të Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve Gjyqësor, krijimi i bashkëpunimit me projektet e BE-së dhe USAID-it, etj.

Më pas Kryetarja e deritashme e Odës Znj. Emine Sherifi – Lubeniqi i njoftoi të gjithë anëtaret e Kuvendit,  që Kryetarja e Bordit së bashku me të gjithë anëtaret e Bordit Ekzekutiv kanë vendosur që të mos jenë pretendet për organet tjera të Odës dhe që tërhiqen nga e drejta e tyre për tu kandiduar, kështu që të kenë mundësi të gjithë tjerët që të kandidojnë dhe të zgjidhën, ashtu që të krijohet një praktikë e mirë për të ju dhënë hapësira të gjithë tjerëve që të dëshmojnë aftësitë e tyre në udhëheqjen e proceseve të Odës dhe forcimin e profesionit të Përmbaruesit Privat në Republikën e Kosovës. Më pastaj u deklaruan me një fjalë rasti para anëtareve të Kuvendit edhe Zv. Kryetari i Odës Z. Fadil Hoxha dhe anëtaret e Bordit të deritashëm Ekzekutiv  Z. Gjokë Radi, Mehdi Reshani, Sefer Arifi, Saranda Rexhepi dhe Z. Destan Bujupaj.

Punimet e Kuvendit vazhduan me formimin e Komisionit për numërim dhe verifikim të votimit duke vazhduar me propozimet e anëtareve të Kuvendit të Odës për anëtarë të Bordit Ekzekutiv. Nga anëtaret prezent të Kuvendit u propozuan 11 kandidatë të cilët konkurruan për tu zgjedhur si anëtar të Bordit Ekzekutiv të Odës. Pas votimit anëtarë të Bordit Ekzekutiv të Odës së Përmbaruesve Privat të cilët morën më shumë vota, dhe njëkohësisht u zgjodhën si anëtarë të Bordit Ekzekutiv të ri janë: Z. Atip Mustafa, Znj. Rezarta Metaj, Z. Arben Gashi, Z. Zija Bala, Z. Rushit Hoxha, Z. Besnik Aliu dhe Z. Arsim Bajraktari. Kurse më pastaj Bordi Ekzekutiv i ri zgjodhi për Kryetar të Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës Z. Arben Gashi.

Gjatë zhvillimeve të punimeve të Kuvendit të së Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës janë zgjedhur edhe anëtaret e Këshillit të Kontrollit  Z. Valdrin Beka, Z. Driton Govori dhe Z. Perparim Xhelili.

Kuvendi i Odës është organi më i lartë i cili mbikëqyr punën e Bordit Ekzekutiv dhe Kryetarit të Odës. Përbëhet nga të gjithë Përmbaruesit Privat të dekretuar nga Ministri i Drejtësisë. Aktualisht Kuvendi i Odës numëron 37 anëtarë, ndërsa prezent në mbledhje të rregullt kanë qenë 31 anëtarë të Kuvendit.